Ishulli në Karaibe që ishte pjesë e Commonwealth të Mbretërisë së Bashkuar – e do të vazhdojë të mbetet – kreu një operacion të shpejtë të shpalljes republikë. S’pati as referendum as zgjedhje vetëm caktime të posteve pas një votimi në parlament. Megjithatë, pati një investim pre 490 milionë dollarësh nga Kina ama. As nuk kishte mbështetje në publik për këtë nismë të kryer në kohë pandemie ,transmeton Gazeta Metro.
Në ceremoninë e dorëzimit të pushtetit presidentes së re të vendit Sandra Mason dhe madje shpalljes së një pop ylli ‘hero kombëtar’ u theksua historia tragjike e skllavërisë në ishull për të cilën foli vet trashëgimtari i fronit të Mbretërisë së Bashkuar, Princi i Uellsit, Charles.
Aq sa karnavali ishte i mahnitshëm për t’u parë dhe theksi ishte lënia anash e “të kaluarës” e për të parë drejt të ardhmes, kjo ardhmja po vjen pas 490 milionë dollarë investime nga Kina që i ka investuar viteve të fundit në ishullin.
Kryeministrja e republikës së re Mia Amor Mottley ka thënë se kjo nuk paraqet një problem.
Këto investime kanë nxitur sugjerime se Kina po shfrytëzon investimet për të shtuar peshën e vet politike në rajon.
Kur Barbados njoftoi në fund të vitit të kaluar se do të bëhet republikë tash, Tom Tugendhat, kryetar i komitetit të punëve të jashtme në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, akuzoi Pekini kishte më shumë “rol në vendim”.
Kina komuniste ka derdhur së paku 7 miliardë investime në Karaibe që prej 2005’s, sipas të dhënave, megjithëse shifra e vërtetë – kur shtohen në llogari investimet private dhe kreditë e buta – mendohet të mbërrijnë në dhjetëra miliarda./gazetametro.net