Para pak minutash u lirua ish-komandanti i UÇK’së Ramush Haradinaj, e pak minuta më pas nisi edhe festa.
Nën brohorimat ‘besa besë, besën ta kam dhënë’, shqiptarët prisnin liderin e AAK’së teksa dilte nga gjykata në Francë, shkruan gazetametro.net.
Edhe në këto momente qytetarë shqiptarë që gjenden në Francë po festojnë rrugëve të Colmar’it.
Vendimi për Haradinajn u morr sot pas gati 4 muajsh mbajtje në Francë, pasi u arrestua nga INTERPOL’i me urdhërarrest të Serbisë./gazetametro.net