Loading…

Festa e PSG shndërrohet në kaos në Paris, qindra të arrestuar

  • 31/05/2026 | 17:45

Festa e PSG shndërrohet në kaos në Paris, qindra të arrestuar

Fitorja e Paris Saint-Germain në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Arsenalit është shoqëruar me trazira të mëdha në Francë, ku përleshjet mes tifozëve dhe policisë kanë çuar në më shumë se 600 arrestime.


Autoritetet franceze angazhuan mijëra efektivë policie për të garantuar rendin, por festimet në Paris dhe qytete të tjera degjeneruan në incidente të dhunshme. Sipas raportimeve, u hodhën fishekzjarrë dhe mjete piroteknike ndaj forcave të rendit, ndërsa policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat në qendër të kryeqytetit.

Pamjet nga Parisi tregojnë automjete dhe biçikleta elektrike të përfshira nga flakët, si dhe dëmtime në disa biznese. Champs-Élysées u mbush me mijëra tifozë menjëherë pas suksesit të PSG-së, ndërsa incidente pati edhe pranë stadiumit Parc des Princes, ku tifozët kishin ndjekur finalen në ekrane gjigante.

Policia franceze bëri të ditur se gjatë trazirave u dëmtuan gjashtë automjete, dy biznese dhe një stacion autobusi. Ministria e Brendshme raportoi se 416 persona u arrestuan gjatë natës, prej të cilëve 280 vetëm në Paris.

Ministri i Brendshëm, Laurent Nuñez, deklaroi se shtatë efektivë policie mbetën të plagosur, duke i cilësuar ngjarjet si “absolutisht të papranueshme”.

Ndërkohë, liderja e së djathtës franceze, Marine Le Pen, reagoi ashpër në rrjetet sociale, duke deklaruar se “vetëm në Francë fitorja e një klubi futbolli shkakton trazira” dhe se qytetarët ndihen të detyruar të qëndrojnë në shtëpi për të shmangur dhunën.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë