Loading…

‘Fërrc, fërrc, fërrc, po i mshefni senet’: Sami Kurteshit i del punë të debatojë edhe me kryetarin e ri të KQZ’së

  • 09/09/2021 | 11:46

‘Fërrc, fërrc, fërrc, po i mshefni senet’: Sami Kurteshit i del punë të debatojë edhe me kryetarin e ri të KQZ’së

Anëtari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, ka vazhduar përballjet e tij edhe me kryetarin e ri të KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

Kurteshi ka kërkuar nga kryesia e KQZ-së që disa çështje mos të kalojnë në heshtje, pasi që nuk po fliten në mbledhje, gjë që e ka kundërshtuar kryetari Radoniqi, teksa ka kërkuar të vazhdohet mbledhja me pyetjet e tjera.

“Nuk ka asgjë të fshehur, jemi transparent, andaj ju lus që të vazhdojmë me pyetjet e tjera… Jo nuk ua jap më fjalën, po vazhdojmë me pyetjet e tjera”, i ka thënë Radoniqi-Kurteshit, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, Kurteshi ka marrë edhe një herë fjalën duke thënë se nuk e kishte fjalën për Radoniqin.

“Unë po e përmendi si çështje, këtu e dimë se kemi ngritur çështje të brendshme, pastaj të auditorit dhe të gjitha ‘fërrc, fërrc, fërrc’ janë fshehur, kanë kaluar në heshtje. Ne e dimë që nuk i keni bërë ju, nuk e pata për ju, e dimë ne kush i ka bërë këto”, ka thënë Kurteshi.

Pas fjalës së Kurteshit, mbledhja e KQZ-së ka vazhduar me diskutimet e tjera mes anëtarëve dhe kryetarit Radoniqi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë