Loading…
Fero dënohet me burg
  • 21/02/2019 | 13:05

Fero dënohet me burg

Reperi Fero i cili u raportua se ka qenë i akuzuar per posedim të paautorizuar të  narkotikëve është  dënuar me pesë muaj burgim me kusht dhe 1200 euro gjobë, transmeton Gazeta Metro.

Sipas aktgjykimit të shpallur të enjten, nga gjykatësi Avdirrahman Gashi, dënimi me burg ndaj tij nuk do të ekzekutohet nëse i njëjti nuk kryen vepër tjetër penale brenda një viti, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Shabani gjithashtu u dënua me 1200 euro gjobë, shumë të cilën obligohet ta paguajë pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Gjykatësi Gashi bëri të ditur se Shabani obligohet të paguajë edhe shumën prej 20 euro për paushallin gjyqësor, dhe shumën prej 30 euro për fondin e kompensimit të viktimave.

Ndryshe, në shqyrtimin fillestar të mbajtur më 20 shkurt, pas leximit të aktakuzës nga prokurori Blerim Igrishta, i akuzuari Shabani është deklaruar fajtor për veprën që i vihet në barrë.

I njëjti kishte deklaruar se ka qenë përdorues i mëhershëm i marihuanës, por që nuk ka përdorur më substanca të tilla, që nga dita që është zënë nga policia, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me 15 nëntor 2018, kishte ngritur aktakuzë ndaj të akuzuarit Feronit Shabani, me arsyetimin se ai ka kryer veprën penale “posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 275, paragrafi 1 të KPRK-së

Sipas aktakuzës, Shabani, në mënyrë të paautorizuar ka poseduar substanca narkotike, me peshë të përgjithshme prej 13.5 gram.

Në aktakuzë thuhet se me 25 qershor 2018, rreth orës 21:20, në rrugën “Avdi Kelmendi” në Lipjan, pas një kontrolle të realizuar nga ana e policisë, pasi e kanë ndaluar automjetin e tipit “VË Toureg”, tek i akuzuari Shabani është gjetur një sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit “marihuanë”./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë