Loading…

Fermerit në Viti i ngordhin 60 krerë dhi

  • 25/08/2018 | 10:43

Fermerit në Viti i ngordhin 60 krerë dhi

Është dëmtuar ferma e blegtorit Shaqir Mustafa nga Sllatina e Poshtme e Komunës së Vitisë. Atij i kanë ngordhur 60 krerë dhi për shkaqe ende të panjohura.


Ndërkaq Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AVUK) është duke u marrë me rastin, ka marrë mostrat e kafshëve të ngordhura dhe i ka çuar në laborator, mirëpo ende nuk është konfirmuar shkaktari i ngordhjes së tyre, shkruan sot Koha Ditore.

I shqetësuar edhe për punën e institucioneve Mustafa, pronar i fermës së dhive, deklaron se AVUK-u po e neglizhon punën dhe në mungesë të rezultateve nuk ka njohuri nëse bëhet fjalë për ndonjë sëmundje, e cila ka prekur dhitë në fermën e tij dhe për masat që duhet marrë për të shpëtuar pjesën tjetër të kopesë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë