Loading…

Ferizaji nënshkruan dy projekte milionëshe infrastrukturore

  • 12/03/2019 | 18:26

Ferizaji nënshkruan dy projekte milionëshe infrastrukturore

Kryetari i Ferizajit, Agim Aliu ka mbajtur takim me ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj dhe ka nënshkruar marrëveshjen për dy projekte madhore për qytetin e Ferizajit, transmeton Gazeta Metro.


Këto dy projekte janë për rikonstruimin e rrugës nga ura në Bibaj deri te kyçja në autostradë që dinamizon përfundimisht zhvillimin e biznesit duke lidhur Ferizajn me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe projektin e asfaltimit të gjitha rrugëve në fshatin Jezerc që kompleton infrastrukturën e nevojshme bazike duke mundësuar kështu zhvillimin e turizmit.

Kryetari Aliu e falenderoi ministrin Lekaj për konsideratën e shpërndarjes së buxhetit të projekteve zhvillimore për Ferizajin dhe Kuvendin e Qeverinë për vëmendjen si asnjëherë më parë në jetësimin e projekteve transformuese për jetën e qytetarëve ferizajas.

Ferizaj është kthyer në kantier ndërtimi me projekte që po e transformojnë pozitivisht çdo ditë pamjen e qytetit dhe fshatrave, duke favorizuar një klimë të përshtatshme në të bërit biznes dhe lehtësuar jetën e qytetarëve, njofton Zyra e informacionit pranë kryetarit të Komunës së Ferizajit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë