Loading…

Ferizajasi ndalohet nga tre persona të panjohur, i vjedhin telefonin dhe i dëmtojnë veturën

  • 27/11/2021 | 09:00

Ferizajasi ndalohet nga tre persona të panjohur, i vjedhin telefonin dhe i dëmtojnë veturën

Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt ka njoftuar se një qytetari I është grabitur telefoni dhe i është dëmtuar vetura, shkruan Gazeta Metro.


Tre persona meshkuj fillimisht e kanë ndalur më pas ia kanë grabitur telefonin dhe ia kanë dëmtuar veturën. Rasti është në procedurë hetimore.

“Rr. Avdyl Selam Ahmeti, Ferizaj 26.11.2021-19:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë me veturë në lëvizje, është ndaluar nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët duke e sulmuar fizikisht i kanë grabitur një telefonin dhe i kanë dëmtuar veturën. Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur me një veturë. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë