Loading…

Ferizaj vendi i dytë me më së shumti të prekur nga koronavirusi: 21 persona të tjerë po i presin rezultatet

  • 13/04/2020 | 19:53

Ferizaj vendi i dytë me më së shumti të prekur nga koronavirusi: 21 persona të tjerë po i presin rezultatet

Numri i të infektuarve në tërë Kosovën deri tani ka arritur në 362, ndërsa vetëm në komunën e Ferizajit janë 55 të tillë, shkruan Gazeta Metro.


Sipas rezultateve të fundit gjatë natës së mbrëshme, të publikuara nga  Instituti I Shëndetit Publik , rreth 35 raste të reja pozitive janë shënuar në Ferizaj, duke e çuar numrin total të  të infektuarve në 55.

Por rezultatet për 21 mostra të tjera që janë marrë, do publikohen sonte. Ndërkaq të infektuarit që kanë rezultuar pozitiv janë të gjithë familjarë, kolegë e kontakte të afërt nga rastet e konfirmuara më parë.

E këtë e ka vërtetuar edhe kryetari i kësaj komune, Agim Aliu.

Aliu tha: ‘’ “Janë marrë 21 raste të mostrave dhe presim që sonte të dalin rezultatet”

Këto shifra deri tani e bëjnë Ferizajin si komunën më të prekur nga virusi vdekjeprurës, pas Malishevës./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë