Loading…

Ferizaj: Vdesin nëna dhe foshnja gjatë lindjes

  • 23/05/2017 | 11:59

Ferizaj: Vdesin nëna dhe foshnja gjatë lindjes

Një grua shtatzënë bashkë me foshnjën e saj vdiqën mbrëmë në Spitalin rajonal të Ferizajt.


Në Spitalin Rajonal të Ferizajt mbrëmë ka vdekur një nënë shtatzënë bashkë me foshnjën e saj. Bajram Syla, shefi i Repartit të Gjinekologjisë në këtë spital tha se shtatzëna kishte probleme me zemrën.

“Pacientja ka ardhë në spital me arrest kardiak që është ndalje e zemrës dhe është mundu me u reanimu në Emergjencën e Ferizajt, ndërkohë është thirrë gjinekologu kujdestar me konfirmu gjendjen e bebes“, tha ai për KALLXO.com.

Doktori Syla tregoi se ekipi mjekësor është munduar ta shpëtojë foshnjën, duke e futur gruan shtatzënë në operacion, por shpëtimi sipas tij ka qenë i pamundur për shkak të komplikimeve kardiake.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë