Loading…

Ferizaj revoltohet për mosliberalizimin e vizave në Ditën e Evropës

  • Nga

  • 09/05/2017 | 16:30

Ferizaj revoltohet për mosliberalizimin e vizave në Ditën e Evropës

Edhe në qytetin e Ferizajt u shënua Dita e Evropës, duke revoltuar për mosliberalizimin e vizave.


Në Ferizaj u shënuar në mënyrë të veçantë Dita e Evropës, në sheshin kryesor. Disa të rinj të këtij qyteti vizatuan hartën e Republikës së Kosovës dhe në mes saj vendosën pasaportat, duke u shprehur se po u kalon afati i skadimit pa i përdorur fare.

“Për Ditën e Evropës , ne evropianët e rinj në performancën tonë simbolike dorëzuam pasaportat tona, sepse ju ka kaluar afati i skadimit pa i përdorur asnjëherë në Bashkimin Evropian”, ka thënë organizatori i kësaj simbolike Agon Zhinipotiku për Gazetën Metro

Kjo performancë përçonte edhe disa mesazhe nga të rinjt, e klubit rinor “Rin’ON” dhe organizatorit Zhinipotokut, si : “Jo sot, jo nesër, Kur?”, “Ne jemi evropianët e rinj” e shumë tjera shkruan Gazeta Metro

“Të vetmit ne mbahemi të izoluar në Evropë, kjo është padrejtësi e BE-së dhe punë jo e mirë e politikëbërjes sonë. Ne jemi evropianë, para se Evropa të ishte Evropë edhe Pikë”, ka përfunduar Zhinipotoku./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë