Loading…

Ferizaj përfshin në aktivitetet e saj edhe komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptas

  • 25/01/2017 | 11:39

Ferizaj përfshin në aktivitetet e saj edhe komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptas

Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe drejtori ekzekutiv i “Balkan Sunflowers Kosova”, Muhamet Arifi, nënshkruan sot marrëveshjen e bashkëpunimit të Komunës me Rrjetin e Kosovës për Arsim dhe Punësim (KEEN) rreth hartimit të Planit lokal të veprimit, për përfshirjen e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në komunën e Ferizajt 2017-2021.


Marrëveshja e obligon Komunën që të caktojë ekipin përgjegjës për planifikimin dhe bashkërendimin e procesit të hartimit të planit, për sigurimin e kushteve për pjesëmarrje në punëtoritë planifikuese, shkëmbimin e informacioneve dhe dokumenteve për nevojat e planit, paraqitjen e planit të veprimit për miratim në Kuvend, etj.

Rrjeti i Kosovës për Arsim dhe Punësim është një koalicioni i katër organizatave të shoqërisë civile, që angazhohen në fushën e arsimit, punësimit dhe politikave sociale.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë