Loading…

Ferizaj nuk gjen qetësi, dëgjohen dy të shtëna me armë pranë rrugës ‘Tahir Sinani’

  • 28/05/2022 | 21:46

Ferizaj nuk gjen qetësi, dëgjohen dy të shtëna me armë pranë rrugës ‘Tahir Sinani’

Të shtëna me armë janë dëgjuar mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Ferizajt.


Më konkretisht, një person ka shtënë dy herë me armë sonte pranë rrugës “Tahir Sinani” në Ferizaj, shkruan lajmi.net.

Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Sipas hetimeve fillestare, dyshohet se një person i moshës 35 vjeç derisa ka qenë duke ecur ka nxjerrur armën nga brezi dhe ka shtënë dy herë në ajër.

Patrullat e policisë në vendin e ngjarjes kanë gjetur 2 gëzhoja.

Rasti po hetohet nga policia e Kosovës.

Orët e hershme të së shtunës sot ishin të rënda për qytetin e Ferizajit pasi një 30 vjeçar mbeti i vdekur pas plagëve që mori nga arma e zjarrit.

Policia e Kosovës ka gjetur dhe ka arrestuar dorasin, i cili tashmë po trajtohet nga mjekët pas plagëve të marra nga arma zyrtare e policisë, si pasojë e mospërfilljes së urdhërit për dorëzim dhe rrezikimit të personit zyrtar.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë