Drejtoria Rajonal e Policisë (DRP) në Ferizaj, ka nisur zbatimin e projektit “Fenomeni i dhunës në familje”, i cili ka për qëllim parandalimin e dhunës në familje dhe sensibilizimin e qytetarëve në lihje me këtë dukuri, transmeton Gazeta Metro.
Me anë të këtij projekti, DPR bën të ditur bashkërenditjen e aktiviteteve ndërmjet përgjegjësve dhe hetuesve të Sektorit Rajonal të Hetimeve të Njësisë së Dhunës në Familje me të gjitha stacionet policore.
Ky projekt ka filluar të zbatohet me anë të ligjëratave nëpër shkollat e Ferizajit, Shtimes dhe të Hanit të Elezit, për të vazhduar më pas në të gjitha shkollat e rajonit të Ferizajit dhe do të zgjasë deri më 31 tetor. /gazetametro.net