Loading…

Ferid Aganin e braktisin myslimanët

  • 17/05/2017 | 18:04

Ferid Aganin e braktisin myslimanët

Partia e Drejtësisë, e drejtuar nga ish ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, duket se është duke përjetuar krizën më të thellë që nga krijimi i saj. Agani ka mbetur thuajse pa figurat kyçe të kësaj partie, të cilët edhe identifikoheshin, nëse mund të themi ashtu, si myslimanët e devotshëm të kësaj partie.


Së fundi është larguar Labinotë Demi – Murtezi, ish deputetja e vetme me shami e Kuvendit të Kosovës. Vendimin e saj përfundimtar për largim nga ky subjekt partiak, Demi-Murtezi e kishte bërë të ditur përmes një statusi në Facebook.

Në njoftimin e saj ajo kishte thënë se po largohej nga partia e cila drejtohet nga Ferid Agani duke mos u pajtuar me shumë pika të organizimit të brendshëm.

Agani më parë ishte braktisur edhe nga ish – deputetët si Gëzim Kelmendi, i cili kishte themeluar partinë Fjala, dhe Amir Ahmeti, që të dy me qëndrime konservative islamike, te politikat e brendshme dhe orientimi i jashtëm i shtetit të Kosovës. Sidomos, ish-deputeti Kelmendi është njëri ndër më të zëshmit pro marrëdhënieve me Turqinë islamike të presidentit Rexhep Erdogan, dhe vendeve të tjera islamike të Lindjes.

Largime nga Partia e Drejtësisë, ka pasur edhe në nivele të tjera, duke e lënë Aganin pothuajse të vetëm në këtë subjekt politik, që dikur dukej si parti në rritje dhe e cila në një moment mund të kalonte pragun zgjedhor prej 5 për qind edhe nëse garonte si e vetme.

Para tri ditësh, nga ky subjekt politik ishte larguar edhe anëtari i kryesisë në Viti, Edon Zharku, duke thënë se kjo parti po i gënjen qytetarët me logon në emër të Zotit me drejtësi, për të arritur qëllimet personale të kryetarit.

Zharku kishte deklaruar se Partia e Drejtësisë nuk ka të bëjë asgjë me fe dhe se nuk i përfaqëson myslimanët.

Partia e Drejtësisë, me datën 15 maj 2017, ka mbajtur Kuvendin e rregullt të Punës dhe Këshillin Drejtues ku ka dalë me vendimin pro koalicionit me PDK’në.

PD po ashtu zgjodhi listën e kandidateve për deputetë: Ferid Agani, Ardian Sejdiu, Vesel Neziri, Merjeme Uka dhe Luljeta Kelmendi. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë