Loading…

Ferat Shala: Mafia energjetike po pështillet te krerët e shtetit, Kurti e Osmani

  • 27/01/2023 | 20:58

Ferat Shala: Mafia energjetike po pështillet te krerët e shtetit, Kurti e Osmani

Në emisionin EUROn’7 në T7 anëtari i Komisionit Hetimor Parlamentar për rastin “Martin Berishaj”, Ferat Shala ka deklaruar se individë të Lëvizjes Vetëvendosje janë përfshirë thellë në skandalin e mafies energjetike.


Sipas tij, ky skandal duhet të marr epilogun e vet ligjor pasi përveç tjerëve në këtë skandal janë përfshirë edhe kryeministri e presidentja e vendit.

“Mafia energjetike po pështillet dhe është vendosur në kreun më të lartë të shtetit të Kosovës, tek Albin Kurti e Vjosa Osmani. Ne si PDK kemi bllokuar seancën parlamentare për të iniciuar komision hetimor. Sot ky skandal i mafies energjetike po trajtohet në gjithë rajonin. Kemi të bëjmë më shpëlarje të parave sepse nuk mund të quajmë ndryshe faktin e tërheqjes se miliona eurove pa u ditur destinacioni i tyre”, ka thënë mes tjerash deputeti i PDK-së, Ferat Shala.

Për deputetin Shala, mos-reagimi konkret nga presidenca dhe kryeministria tregon shumë dhe se në qoftë se në këtë skandal financiar do të përfshiheshin anëtarë të partive tjera politike, të njëjtit do të përfundonin menjëherë në burg, ndërsa anëtarët e tyre po amnistohen.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë