Fotoja e parë nudo në Shqipëri e Pjetër Marubit, realizuar në vitin 1878.
Një grua e veshur me çitjane, me duart mbështetur tek kofshët dhe këmishën e zbërthyer, që lë të duket gjoksi i rrumbullakët.
Besohet se ka qënë një malësore, por gjithashtu se, mund të ketë qënë një kurtizane nga Elbasani.
Pjetër Marubit i pëlqente të vizitonte ‘Hamamin e Shabanajve’, shkruhet në një artikull të Shqip në 2013-ën, dhe takonte shpesh femra të cilat argëtonin meshkujt jo si prostituta, por si mantenuta të klasit që lidheshin me një dana i cili i mbante deri në fund të jetës, ndonëse nuk martohej me to. Si geishat ose si kurtizanet, ato jepnin shfaqje kërcimi, të veshura me rroba plot shkëlqim, përherë të buzëqeshura, shkruan anabel.
Thonë se kjo foto mund të jetë shkrepur pas një mbrëmjeje të tillë. Por nuk ka qënë e vetmja. Marubi, ikona e fotografsë shqiptare, solli me vete kur erdhi nga Italia jo vetëm teknikat e para të fotografimit, por edhe një koncept që mund t’u ndryshonte jetën vajzave shqiptare.
Jo vetëm fotografia nudo, por edhe një guxim të madh. Për të realizuar një foto asokohe, duhej të rrije me orë të tëra përpara aparatit pa lëvizur. Dhe për të bërë një foto të tillë, do të duhej të rrije për një kohë të gjatë e zhveshur./gazetametro.net