Loading…

Fëmijët në Kosovë vazhdojnë të keqpërdoren

  • 01/06/2017 | 19:49

Fëmijët në Kosovë vazhdojnë të keqpërdoren

Një numër i konsiderueshëm i fëmijëve keqpërdoren në mënyra të ndryshme në vendin tonë.

Në Ditën Ndërkombëtare të tyre u bënë premtime për kthimin e këtyre fëmijëve në bankat shkollore, raporton KTV.

Organizata “Save dhe Children” ka publikuar raportin e ri për gjendjen e fëmijëve në mbarë botën, përfshirë edhe Kosovën. Në krahasim me vendet e Ballkanit, vendi ynë ka shkallën më të lartë të vdekshmërisë të fëmijëve nën moshën 5 vjeç.

Se këta fëmijë kryesisht të komunitetit rom nuk ndjekin fare mësimin, e tregon më së miri fakti se në institucionin edukativ në Fushë-Kosovë asnjë fëmijë nuk i është përgjigjur thirrjes për regjistrim.

Policia e Kosovës është në dijeni se një numër i fëmijëve po shfrytëzohet dhe keqpërdoret, duke u detyruar të kryejnë punë të ndryshme.

Por, ata zotohen se do të punojnë edhe më shumë në parandalimin e kësaj dukurie.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë