Loading…

Feliksat e Hamburgut: Qazim Osmani flet për arrestimin e vëllaut

  • 19/02/2022 | 17:53

Feliksat e Hamburgut: Qazim Osmani flet për arrestimin e vëllaut

Biznesmeni kosovar që u arrestua para pak ditësh për kontrabandë me kokainë, Bashkim Osmani, ka bërë bujë në mediat e huaja e veçanërisht në ato serbe, transmeton Gazeta Metro.


Vëllau i Bashkim Osmanit, Qazimi, ka folur për Kurir në lidhje me arrestimin e vëllaut, derisa tha se ai është arrestuar në Kroaci, kurse gruaja e babait i tij në Mallorca të Spanjës.

Cazimi ka konfirmuar se vëllai i tij është arrestuar, por ka treguar edhe se babai i tij ka vdekur gjashtë vite më parë.

“Sinqerisht, nuk është se po e mbroj vëllain , por ato media kanë shkruar budallallëqe të mëdha. Po e shoh se ky është lajmi kryesorë në të gjitha gazetat. Janë intriga të pastra këto. Së pari jua them se babai im, fatkeqësisht, tash ka 6 vite nuk është gjallë. Si mund ta arrestonin pra? Ne jemi familje e ndershme që punojnë nga mëngjesi deri nesër. Ky montim do të harrohet pas dy ditësh. E njoh shumë mirë vëllain tim dhe ai së shpejti do të jetë në liri. E gjitha kjo është udhëzuar nga ana e një prokurori të caktuar, nuk mund tani t’ua shpjegoj si funksionojnë këto në Gjermani e vendet tjera. Të gjithë punojnë me të njëjtin parim dhe tani i erdhi radha familjes time ta godasin. Juve ju përgjigja nga respekti që kam dhe kjo është e gjitha që kam për të thënë për këtë rast” ka thënë Qazimi për gazetën serbe Kurir./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë