Loading…

Federica Mogherini e dorëzon zyrtarisht mandatin: Thotë se po e lë në duart e sigurta të Joseph Borellit

  • 30/11/2019 | 17:54

Federica Mogherini e dorëzon zyrtarisht mandatin: Thotë se po e lë në duart e sigurta të Joseph Borellit

Federica Mogherini edhe zyrtarisht ka dorëzuar mandatin e saj si shefe e politikës së Jashtmë të BE’së, pasuesit të saj Joseph Borell, duke thënë se po e lë detyrën në duar të sigurta, shkruan Gazeta Metro.


Përmes një postimi në Twitter, Mogherini ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar që Bashkimi Evropian të jetë një partner i sigurtë, dhe mbrojtës i të drejtave të njeriut.

“Mandati im përfundon pas 5 vitesh intensive. Faleminderit të gjithë atyre që kanë kontribuar për ta bërë BE-në një partner të rëndësishëm, një shtyllë të multilaterizmit, një mbrojtës të të drejtave të njeriut. Unë e lë zyrën time në duar të sigurta”, ka shkruajtur ajo.

Kujtojmë se Mogherini gjatë mandatit të saj 5 vjeçar ishte angazhuar intensivisht në negociatat mes Kosovës e Serbisë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë