Loading…

Federata Europiane e Xhudos shpërblen kampionet e tona olimpike

  • 05/12/2021 | 21:44

Federata Europiane e Xhudos shpërblen kampionet e tona olimpike

Federata Europiane e Xhudos ka mbajtur gala mbrëmjen e tyre, aty ku ka dekoruar shumë xhudistë nga e mbarë e Evropa.


E si mund të mungonin kampionet e tona, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova që kishin një suksese të madh në këtë vit.

Dy xhudistët tona morën medalje të arta në Lojërat Olimpike të Tokios, e që tani janë në fazën për të përmbyllur një vit të suksesshëm.

Gala mbrëmja e madhe u mbajt në Turqi, aty ku Krasniqi e Gjakova u dekoruan nga Federata Europiane e Xhudos.

Distria ishte kampione olimpike në kategorinë nën 47 kilogramë, ndërsa Nora në atë nën 57 kilogramë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë