Loading…

Federata e Shahut e Kosovës i thyen të gjitha barrierat politike

  • 30/07/2022 | 11:08

Federata e Shahut e Kosovës i thyen të gjitha barrierat politike

Olimpiada e 44-t e shahut e cila këtë vit po mbahet në Chennai të Indisë nga data 28.07.2022-10.08.2022, si pjesëmarrëse të saj e ka edhe Federatën e Shahut të Kosovës ne mesin e 188-shteteve pjesëmarrëse.


Ngjarja më e madhe sportive në fushën e lojës se shahut po zhvillohet në shtetin e Indisë dhe Federata e Shahut e Kosovës bën hapin historik për vendin e saj e siguron pjesëmarrjen e kombëtares së Kosovës të meshkujve dhe femrave me të drejta të plota në këtë ngjarje sportive, një gjë e cila ka qenë e pamundur deri tani të bëhet nga cili do sport i yni i cili ka tentuar të bëjë gara në territorin e Indisë.

Kjo tregon se sporti është mbi të gjitha barrierat politike si dhe vullneti për pjesëmarrje është fuqia më e madhe .

Federata e Shahut e Kosovës në rrugën e saj për në Indi e morri mbështetjen edhe nga institucionet e Kosovës e në veçanti nga Ministria për Sport si dhe nga Ambasada e Kosovës ne Stamboll gjë që bëri të realizohet një synim i yni i cili deri së fundi dukej se ishte i pamundur .

Këtë aktivitet sportivë po e ndjekin të gjitha mediat botërore dhe po ka interesim të jashtëzakonshëm nga popullata nikoqire e Indisë për arsye se kjo është Olimpiada e parë e cila zhvillohet në shtetin e Indisë e cila ka një traditë të madhe në sportin e shahut e cila deri së voni e kishte edhe kampionin botëror Vishanant Anand i cili tani është në cilësinë e nikoqirit të Olimpiadës së Shahut.

Përfaqësueses kombëtare të Kosovës i urojm sukses në garën më prestigjioze të shahut në botë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë