Loading…

Federata e Futbollit të Polonisë merr vendim: Nuk luajmë kundër Rusisë

  • 26/02/2022 | 10:31

Federata e Futbollit të Polonisë merr vendim: Nuk luajmë kundër Rusisë

Ndeshja mes Polonisë dhe Rusisë që pritet të zhvillohet më 24 mars, siç duket nuk do të luhet pasi kreu i Federatës së Futbollit të Polonisë ka dalur kundër zhvillimit të kësaj ndeshje për shkak pushtimit të Rusisë që janë duke bërë në Ukrainë, transmeton Gazeta Metro.


Cezary Kulesza para disa minutave ka reaguar ashpër ndaj Federatës Ruse duke thënë se për shkak të përshkallëzimit të agresionit të Federatës Ruse ndaj Ukrainës, kombëtarja polake nuk ka ndërmend të luajë ndeshjen e play-off kundër Republikës së Rusisë.

Ai gjithashtu ka treguar se janë duke biseduar me federatat e Suedisë dhe Çekisë për të dalur për një qëndrim të përbashkët në FIFA.

”Nuk ka më fjalë, koha për të vepruar! Për shkak të përshkallëzimit të agresionit të Federatës Ruse ndaj Ukrainës, kombëtarja polake nuk ka ndërmend të luajë ndeshjen play-off kundër Republikës së Rusisë. Ky është i vetmi vendim i duhur. Jemi në bisedime me federatat e Suedisë dhe Çekisë për të paraqitur një qëndrim të përbashkët në FIFA”, tha ai.

Për shkak situatave të fundit që janë duke ndodhur në shtetin e Ukrainës, UEFA ka ndërruar së fundmi edhe finalen e Uefa Champions League ku nga Shën Petersburgu do të luhet në Paris.

Po ashtu dje Komiteti Ekzekutiv ka marrë vendim që klubet dhe ekipet kombëtare ruse dhe ukrainase që garojnë në garat e UEFA’s do t’u kërkohet që ndeshjet në shtëpi, t’i luajnë në vende neutrale deri në njoftimin e mëtejshëm. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë