Loading…

‘FC Prishtina’ mbështetë ‘Marshin për Liri’ më 12 shtator, në kryeqytet

  • 01/09/2026 | 13:33

‘FC Prishtina’ mbështetë ‘Marshin për Liri’ më 12 shtator, në kryeqytet

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, nën moton: Kosova po pret.


FC Prishtina ka pritur sot përfaqësuesit e platformës qytetare “Liria ka Emër”, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha.

Gjatë takimit, drejtuesit, stafi dhe futbollistët e klubit kanë shprehur mbështetjen e tyre për marshin e 12 shtatorit, duke iu bashkuar thirrjes për pjesëmarrje sa më të gjerë qytetare në Prishtinë.

Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” falënderuan përfaqësuesit e FC Prishtina për mbështetjen dhe angazhimin, duke theksuar se Marshi për Liri synon të bashkojë qytetarët nga e gjithë Kosova rreth kërkesës për drejtësi dhe liri për ish-krerët e UÇK-së.

Marshi për Liri do të mbahet më 12 shtator, nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë