Loading…

FBI jepalarmin: Brenda pak ditësh hakerat sulmojnë bankomatet, kujdes me llogaritë

  • 20/08/2018 | 23:42

FBI jepalarmin: Brenda pak ditësh hakerat sulmojnë bankomatet, kujdes me llogaritë

Bankomatet në të gjithë botën ndodhen përball një kërcënimi hakerash dhe pritet që miliona të zhduken nga llogaritë. Paralajmërimi është dhënë nga FBI në një lidhje të besueshme me bankat dhe është publikuar nga eksperti Brian Krebs.

Sipas FBI paralajmërimi u është dërguar bankave ndërkombëtare të premten duke thënë se hakeret po përgatisin një sulm masiv në bankomatet botërore në ditët në vijim, shkruan scan tv.

Raporti thotë që FBI ka mbledhur prova që tregojnë se hakëret po planifikojnë të nisin një mashtrim global në ATM.

Analistët kanë paralajmëruar bankierët të ngrënë një skemë të koordinuar mirë globale të quajtur “ATM-cash out”.

Mesa duket kriminelët e internetit po planifikojnë të vjedhin procesorin brenda ATM dhe të përdorin “klon kartela” në ATM-të në mbarë botën duke vjedhur miliona brenda disa orëve.

Më të prekura do të jenë bankat e vogla, të cilat nuk i kanë pajisjet të rregulluara sipas standardeve më të fundit të sigurisë.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë