Loading…

FBI ia ktheu pasaportat ish presidentit amerikan Trump, refuzojnë të publikojnë dokumentin kryesor të hetimit

  • 16/08/2022 | 16:45

FBI ia ktheu pasaportat ish presidentit amerikan Trump, refuzojnë të publikojnë dokumentin kryesor të hetimit

Departamenti i Drejtësisë së SHBA’së ka konfirmuar se pasaportat që i morën gjatë bastisjes së rezidencës së tij javën e kaluar ia kthyer ish Presidentit të SHBA’së, Donald Trump, transmeton Gazeta Metro.


Ish presidenti amerikan Trump i ka akuzuar për përndjekje autoritetin amerikan pasi ata kanë refuzuar të publikojnë arsyetimin dhe dokumentin e arsyetimit të bastisjes të pa redaktuar. Ai madje i sfidoi ata ta publikojnë këtë në rrjete sociale.

Departamenti i Drejtësisë me kërkesë në gjykatë ka arritur ta bllokojë publikimin e dokumentit me arsyetimin se kjo do të pengonte hetimin.

Çështja e pasaportave të vjedhura siç i quajti ish presidenti amerikan Trump ishte zgjidhur pasi autoritetet kishin njoftuar se do t’i kthenin ato. Në media amerikane ishte përhapur se kjo nuk kishte ndodhur dhe ishte pretenduar se po gënjente ish presidenti Trump. Zëdhënësi i tij Taylor Budowich u hakmor ndaj tyre duke i publikuar komunikimin me autoritetet që konfirmuan se do i kthenin ato pasaporta.

Sipas raporteve me burime të gazetës amerikane The New York Times, hetuesit federal kanë zbuluar në pronë 4 komplete të dokumenteve shumë sekrete gjatë bastisje, 3 komplete dokumentesh shumë sekrete, dhe 3 komplete konfidenciale gjatë bastisjes, që ishte autoriziuar nga Prokurori i Përgjithshëm i SHBA’së, Merrick Garland,

Sipas disa burimeve të The New York Times, së paku një prej avokatëve të Trump kanë nënshkruar një deklaratë me shkrim për Departamentin e Drejtësisë këtë verë ku pretendohej se kanë kthyer të gjitha dokumentet e klasifikuar qeverisë federale.

Pjesët e kodit penal të SHBA’së që janë cituar në dokumentin e bastisjes kanë indikuar se hetimi përqendrohet rreth shkeljeve potenciale të Aktit të Spiunazhit, posedim jo ligjor i dokumenteve qeveritare, dhe pengim i drejtësisë të ndërlidhur me shkatërrimin e dokumenteve.

Republikanët në Kongres dhe Senat kanë reaguar ashpër ndaj këtij hetimi duke iu bërë të qartë se kjo është një tejkalim dhe shfrytëzim i pushtetit për çështje politike.

Reagimet nga jashtë janë pritur me dyshim pasi ka një akt ligjor amerikan Shënimet Presidenciale që nuk është një statut kriminal, dhe nuk ka pasur nevojë të ngrihej kjo çështje deri në këtë masë.

Shembujt e tjerë janë paraqitur si rasti i ish sekretares së shtetit, Hillary Clinton, që ishte hetuar për një server të tërë dokumentesh që ishin fshirë qëllimisht, dhe kishte bazë dënimi penal.

Ish këshilltari i presidentit Bill Clinton, Sandy Berger kishte marrë dokumente të klasifikuara pa leje – të cilat i kishte futur në brekë – dhe ishte zënë dhe dënuar me gjobë monetare dhe punë vullnetare në komunitet./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë