Fatmir Xhelili, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka siguruar besimin e afër 13 mijë votuesve kosovarë.
Xhelili ka treguar për Gazeta Metro numrin e saktë të votave që ka fituar nga zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit.
“Nga të gjitha komunat e Kosovës i kam siguruar mbi 12500 vota”, ka thënë Xhelili në një prononcim për Gazeta Metro.
Kujtojmë që numërimi i votave për deputet nuk është bërë publik zyrtarisht nga KQZ dhe është një numërim që merr më shumë kohë se renditja e subjekteve garuese.
Deri më tani, pa llogaritur votat me kusht, votat e diasporës si dhe pa ato të personave me aftësi të veçanta fizike, nga zgjedhjet e së dielës përqindjen më të madhe ka siguruar koalicioni PAN, me rreth 34 për qind, pastaj e dyta është renditur Lëvizja Vetëvendosje me 27 për qind, ndërsa i treti në këtë radhitje ka dalë koalicioni LAA, me përafërsisht 25 për qind të votave. /gazetametro.net