Loading…

Fatmir Spahiu ironizon: Ta ‘surprizojmë Lajçakun’, ta presim me flamuj të BE’së

  • 27/06/2022 | 10:41

Fatmir Spahiu ironizon: Ta ‘surprizojmë Lajçakun’, ta presim me flamuj të BE’së

Aktori dhe komediani Fatmir Spahiu, me një postim në rrjetin social Facebook, ka ironizuar me vizitën e emisarit të Bashkimit Europian në Kosovë, Miroslav Lajçak, Spahiu tha se do të ishte “mirë”, që të gjithë ne të dilnim e ta pritnim me flamuj të BE’së burokratin europian, shkruan Gazeta Metro.


Me një ironi prej komediani, ai tha se do duhej të “surprizohej” Lajçaku, për të gjitha “dobitë” që ia ka dhënë shtetit të Kosovës.

“Fore e mirë ish bo me dal me prit Llajçakun masivisht, me flamura të BE edhe me falemnderu për krejt çka ka bo për Kosovën”, shkroi ai.

Emisiari europian e zhvillon këtë vizitë në Kosovë, vetëm pak ditë pas mbajtjes së Samitit të Brukselit, i cili nuk solli asgjë të re për vendet e Ballkanit Perendimorë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë