Loading…

Fatmir Sejdiu tregon nëse do të kandidojë për kryetar të LDK-së

  • 19/03/2019 | 22:33

Fatmir Sejdiu tregon nëse do të kandidojë për kryetar të LDK-së

Ish- presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu për Gazetën Blic është deklaruar për procesin e brendshëm zgjedhor në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Sejdiu, haptas u shpreh se është i gatshëm të marrë përgjegjësi në LDK, por theksoi se ambiciet për udhëheqjen e kësaj partie do të bëhen të ditura pas të jenë shapllur zgjedhjet nga Këshilli i Përgjithshëm.

“Unë jam respektues i normes, zgjedhjet ligjërisht ende nuk janë shpallur në LDK, sepse do të shpallen nga Këshilli i Përgjitshëm dhe të nënshkruara nga kryetari i partisë dhe një moment i tillë ende nuk ka ndodhur. E di që janë bërë disa përgatitje.

Është e rëndësishme që LDK të bëjë përgatitjet e mira dhe të nevojshme dhe të bëjë që aty të përfshihen të gjitha kriteret e nevojshme që të ketë një proces të mirë, transparent, një proces gjithëpërfshirës, një proces që nuk lë anash shansin e barabartë për të gjithë dhe një proces që do të jetë ofertë e mirë për gjithë njerëzit që e duan LDK dhe e duan vizionin e saj politikë, prandaj unë sot nuk kam përgjiegje që ju keni kurreshtjen, jam që LDK nga një proces i tillë të dalë e fuqishme, të marrë rolin e saj që duhet ta ketë në lidershipin e vendit absolutisht në zgjedhjet që mund të vijnë.

Unë do ta shprehi qëndrimin tim për këtë garë, ajo që unë e kam thënë gjithmoë jam nga njerëzit që asnjëherë nuk kam ikur nga përgjegjësit e rëndsishmë që ka LDK-ja, pra për të dhënë kontributin tim të veçant dhe në këtë kuadër ju që e keni kurreshtejn e drejpërdrejt do të jap mendimin në momentin e duhur po ose jo”, ka thënë Sejdiu.

Ai, tutje shtoi se në të kaluaren procesi zgjedhor në LDK nuk ka qenë fer dhe nuk e ka respektuar filozofinë e LDK-së, duke aluduar në rizgjedhjen e Isa Mustafës kryetar të LDK-së me aklomacion pasi nuk e kishin lejuar të kishte kundërkandidat.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë