Loading…

Fatmir Sejdiu nuk pranon të jetë në listë për deputet

  • 18/05/2017 | 19:28

Fatmir Sejdiu nuk pranon të jetë në listë për deputet

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka refuzuar të futet në listën e kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Në fillim të mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm ai ka shpalosur arsyet e veta dhe ka braktisur mbledhjen.

Sejdiu tha se ai është për koalicione parimore, e jo koalicione të tilla.

”Unë jam për koalicione, por për koalicione parimore jo për koalicione që nuk sjellin kualitete të veçanta,” tha Sejdiu.

Madje ai nuk pranon të jetë as kryetar nderi më i kësaj partie. Sejdiu është treguar kritik rreth shumë zhvillimeve që kanë ndodhur në LDK- në, prejse kjo parti udhëhiqet nga Isa Mustafa. Ai ka qenë edhe kundër koalicionit me PDK-në.

Për koalicionet e fundit që ka bërë kjo parti, ai ka thënë se duhet të bëhen koalicione parimore dhe nuk pret rezultatet të mira.

Sejdiu tha se ka deputetët që janë lënë jashtë listës meqë kanë qenë kundërshtar të liderit të kësaj partie, Isa Mustafës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë