Loading…

Fatmir Limaj: Kemi arsye për mocion ndaj kësaj Qeverie

  • 10/04/2017 | 23:05

Fatmir Limaj: Kemi arsye për mocion ndaj kësaj Qeverie

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, u ka bërë thirrje edhe deputetëve të partive në pushtet, që ta përkrahin mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë aktuale.


Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Limaj ka bërë me dije se gjatë kësaj jave do t’i nisin konsultat edhe me deputetë të pozitës rreth këtij mocioni.

Ai ka thënë se disa deputetë të koalicionit qeverisës edhe publikisht kanë shprehur pakënaqësi ndaj Qeverisë dhe kanë kërkuar zgjedhje të parakohshme, prandaj beson se opozita do ta ketë përkrahjen e tyre.

Limaj ka pohuar se mosrealizimi i premtimeve që kanë dhënë partitë në pushtet (PDK, LDK) ka rritur pakënaqësinë qytetare. Kjo Qeveri, sipas Limajt, nuk është në ballë të zgjidhjeve të problemeve, por thjesht është një Qeveri administrative inerte. Ai është i bindur se pas zgjedhjeve të reja, kurdo që mbahen ato, Qeverinë e re do ta drejtojë opozita.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë