Loading…

Fatjona Kasapi fiton medaljen e bronztë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026

  • 28/08/2026 | 17:19

Fatjona Kasapi fiton medaljen e bronztë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026

Xhudistja kosovare, Fatjona Kasapi, ka arritur që të fitojë medaljen e bronztë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, përcjell Gazeta Metro.


Federata e Xhudos bëri të ditur se për medaljen e bronztë Fatjona mposhti me Yuko, Gaia Stellën nga Italia dhe fitoi medaljen e bronztë.

“Në xhiron e parë ishte e lirë. Në çerekfinale humbi me Ippon nga Pauline Cuq nga Franca. Në luftën e parë të repasazhit ishte e lirë. Në luftën e dytë të repasazhit Fatjona mposhti me Yuko, Maria Siderot nga Portugalia. Për medaljen e bronztë Fatjona mposhti me Yuko, Gaia Stellën nga Italia dhe fitoi medaljen e bronztë”, thuhet në njoftimin e Federatës.

Kjo është medalja e dytë për Kosovën në Lojërat Mesdhetare, ku Donjeta Sadiku arriti që të fitojë medaljen e artë duke mposhtur Kristina Kuluhovën, që përfaqësoi Serbinë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë