Loading…

Fati i pjesëtarit të FSK’së: Iu hodh bomba në oborr, por nuk shpërtheu

  • 28/10/2018 | 18:06

Fati i pjesëtarit të FSK’së: Iu hodh bomba në oborr, por nuk shpërtheu

Ora 03:00 e mëngjesit të sotëm ka mundur të përfundojë tragjikisht për familjen e një pjesëtari boshnjak të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kjo pasi, me anë të një mjeti shpërthyes, dikush u mundua ta frikësojë një pjesëtar të FSK-së. Këtë ngjarje për Metron e ka konfirmuar zëdhënësi i FSK, Ibrahim Shala.

Ndërkohë, nga burime të Policisë në veri, gazeta merr vesh se bomba ishte hedhur në lëvizje e sipër, por për fatin e mirë të kësaj familje, nuk kishte shpërthyer.

Burimet i kanë thënë Metros se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bosanska”, në veri të Mitrovicës. Mësohet se në shtëpinë e targetuar ka jetuar një familje me mbiemrin Loxha.

Sidoqoftë, deri tash nuk ka asnjë person të dyshuar, mirëpo Policia është në ndjekje të një grupi që dyshohet për vepra të ngjashme në veri të vendit.

Ndryshe, sulmet ndaj pjesëtarëve të FSK’së që vijnë nga komunitetet nuk janë të rralla në veri. Hiç më larg se para disa muajsh u sulmuan shtëpitë e disa serbëve./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë