Loading…

Faqja që mbështet LDK’në ia publikon Saranda Bogujevcit një foto me Dacicin: E ofendon me një shkrim

  • 20/11/2020 | 12:21

Faqja që mbështet LDK’në ia publikon Saranda Bogujevcit një foto me Dacicin: E ofendon me një shkrim

16 anëtarë të familjes Bogujevci 20 vite më parë gjetën vdekjen nga paramilitarët serbë, ndërsa e vetmja e mbijetuar është deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, shkruan Gazeta Metro.


Saranda e mbijetuara e vetme e kësaj familje, po kërkon që sa vite zbardhjen e këtij rasti kriminal nga serbët dhe po kërkon nga Qeveria e Kosovës për çështjen e të pagjeturve që të gjenden varrezat masive në Serbi.

Mirëpo, sot ndaj Bogujevcit ka ndodhur një sulm dhe ofendim i rëndë nga një faqe që mbështet Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), me emrin “LDK për Kosovën”.

Kjo faqe ka marrë një foto të Bogujevcit gjatë ekspozitës së saj në Beograd në vitin 2013 ku tregonte për krimet që ka kryer Serbia në Kosovë, e aty i pranishëm kishte qenë edhe Ivica Dacic.

Me këtë foto, kjo faqe i ka bashkangjitur një shkrim ofendues ku e quajnë si “turp i secilit të zhdukur, dhunuar e vrarë”.

Madje, e kanë quajtur si mike të Ivica Dacicit.

Postimi i plotë nga kjo faqe:

Ehhhh, Saranda Bogujevci, fytyra e VV-së!!!
Saranda, ky afër teje është klyshi i Milloshevičit!
Saranda, ky afër është krah i Milloshevičit!
Saranda, ky afër teje është armiku më i madh i shqiptarëve!
Saranda, ky afër teje ka pre e ka vra, ka dhunuar e masakruar shqiptarë!
Saranda, dje desh i gurgullove sytë kundër deptetëve të LDK-së, zv. kryeministrit Driton Selmanaj dhe shefit të grupit Arben Gashi!
Saranda, je turpi i secilit të zhdukur, vrarë e dhunuar sepse ti për një grusht vota desh e “vrave” secilin deputet të LDK-së…
Saranda, si po të shkon miqësia me kasapin, Ivica Dačič???
#Shpërndaje fytyrën e Saranda Bogujevcit, krah kryekriminelit, Ivica Dačič…///gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë