Loading…

Faqe të rrejshme në Facebook keqpërdorin emrin e Metros për ‘Fake News’

  • 19/11/2018 | 19:05

Faqe të rrejshme në Facebook keqpërdorin emrin e Metros për ‘Fake News’

Disa faqe të rrejshme që janë krijuar gjatë këtyre ditëve në rrjetin më të madh social Facebook, po keqpërdorin emrin e Gazeta Metro për të shpërndarë lajme të rrejshme ose siç jeni mësuar me termin e njohur tani ‘Fake News’.


Redaksia e Metros ka arritur që të has sot gjatë ditës në një tjetër lajm të rrejshëm, bëhet fjalë për një artikull të shpërndarë për kryeparlamentarin Kadri Veseli, njofton gazetametro.net.

Lajmi siç mund ta shihni më poshtë është një lajm i rrejshëm dhe ku po përdoret me të njëjtin emër dhe llogo nga persona të pa identifikuar deri tani, ky lajm madje është sponsorizuar me para për t’u shpërndarë sa më shumë tek lexuesit në Kosovë.

Për fenomenin ‘Fake News’ që është shpërndarë në Kosovë disa ditë më parë një artikull të veçantë i ka kushtuar edhe BBC, ku gazetari Carl Miller, ka investuar njërin nga personat që shpërndanë lajme të tilla ku i sjellin ati përfitime mijëra euro brenda muajit.

“Clickbait” dhe “fake news” janë terma që shpesh përdoren në mënyrë të ndërsjellë për të përshkruar një material fals apo të ndjeshëm që qarkullon në rrjetin ndërkombëtar, internet.

Rasti tani është dërguar në Policinë e Kosovës dhe hetuesit e kibernetikës po merren me këtë./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë