Fansat i bënë befasinë e bukur Luanës.
Moderatorja dhe këngëtarja Luana Vjollca është emër që numëron shumë fansa kudo në trojet shqiptare.
Ani pse nganjëherë nuk është aktive me këngë të reja, fansat nuk harrojnë që t’ia shprehin dashurinë në forma të ndryshme.
Pas mesnatës, grupet e fansave të saj e etiketuan atë përnjëherë, për t’i treguar dashurinë që kanë për të dhe kjo gjë e emocionoi Luanën.
“Ohhhh ne oren 12:00 #Luanator-et menduan te me surprizojne duke me bere te gjitha tag per te me kujtuar qe me duan! Më shkrin zemrën. Me kishin munguar keto surprizat tuaja shpirtat e mia!!! Familje”, shkruan ajo.
Ndryshe, derisa muajt e fundit nuk ka qenë pjesë e ekranit, Luana po punon për rikthim të shpejtë.