Loading…

Familjet amerikane i vendosin flamujt e Kosovës para shtëpive për Ditën e Pavarësisë

  • 17/02/2022 | 19:08

Familjet amerikane i vendosin flamujt e Kosovës para shtëpive për Ditën e Pavarësisë

Disa familje amerikane në një lagje në shtetin e Kansas-it në ShBA, kanë vendosur flamujt e Kosovës para shtëpive të tyre për të festuar Ditën e Pavarësisë si shenjë solidarizimi me fqinjët e tyre nga Kosova.


Një qytetar amerikan ka shpërndarë një fotografi ku ka treguar se fqinjët e tij nga Kosova për çdo 4 korrik kur shënohet Dita e Pavarësisë së ShBA-së vendosin flamujt amerikanë para shtëpive të tyre, për këtë arsye disa familje amerikane poashtu kanë vendosur që t’i valvitin flamujt e Kosovës për nder të Ditës së Pavarësisë.

“Fqinjët tanë janë nga Kosova dhe na treguan se si e festojnë 4 korrikun në solidaritet me SHBA-në. Gjysma e lagjes sime vendosi që ne t’ia kthenim nderin dhe do të mbajmë flamujt e Kosovës për Ditën e Pavarësisë së tyre sot”, ka shkruar ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë