Këshilli Koordinues i Asociacioneve të Familjarëve të të Pagjeturve të Kosovës nesër do të drejtojnë disa kërkesa që Qeveria duhet t’i ndërmarrë gjatë vitit 2017 për fatin e të pagjeturve.
Sipas një njoftimi për media, familjarët thonë se me këtë rast do të mbajnë një tubim përkujtimor dhe do të vëjnë kurora lulesh tek Obelisku para Kuvendit të Kosovës, transmeton gazetametro.net.
E para Obeliskut edhe do të lexohen kërkesat e Këshillit.
Edhe pas 17 vitesh që nga lufta në Kosovë mungojnë 1660 persona./gazetametro.net