Tetë raste të dhunës në familje brenda një dite në territorin e Republikës së Kosovës, shkruan Gazeta Metro.
Më poshtë ju sjellim raportin e policisë:
Rahovec 01.02.2022 – 13:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (vëllezër) pasi që të njëjtit, pas një mosmarrëveshje janë konfrontuar fizikisht mes veti. Të njëjtit pas trajtimit mjekësor, janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Prizren 21.01.2022 – 23:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje, është sulmuar fizikisht nga djali i tij i dyshuari mashkull kosovar, i cili gjendet në arrati. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim.
Prizren 01.02.2022 – 20:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, njofton policia.
Fushë Kosovë 01.02.2022 – 00:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se, djali i tij i dyshuari mashkull kosovar (nën ndikim të alkoolit) ka shkaktuar dhunë në familje dhe ka tentuar ti sulmoj. I dyshuari gjendet në arrati, ndërsa nuk raportohet për lëndime, rasti në procedurë hetimore”, konfirmojnë nga Policia.
Prishtinë (NN) 01.02.2022 – 08:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar . Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Prishtinë 30.01.2022 – 16:30. Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe pas intervistimit i njëjti lirohet në procedurë të rregullt”, njofton policia.
Gjilan 01.02.2022 – 09:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Gjilan 01.02.2022 – 15:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht motrën e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./gazetametro.net