Loading…

Familja shqiptare lejohet të qëndrojë në Gjermani

  • 28/01/2017 | 16:08

Familja shqiptare lejohet të qëndrojë në Gjermani

Familja shqiptare tani mund të marrë frymë lirshëm. Pasi u kërcënuan se do të ndahen, tashmë situata ka ndryshuar, shkruan ‘wp.de’, përcjell albinfo.ch.


Aurel Kuka, Aida Gjinaj dhe vajza e vogël Amaris mund të qëndrojnë në Gjermani dhe nuk kanë nevojë të kthehen në vendlindjen e tyre, thotë “Sigrid Czyrt”, Shoqata e cila ka mbështetur familjen shqiptare për gati një vit.

Në fillim dukej se vetëm 24-vjeçari do të qëndrojë për shkak të zanatit të tij dhe familja do të depërtohej.

Megjithatë, lajmet e mira kanë ardhur për familjen shqiptare. Një kompani i ka ofruar një vend trajnimi, Aidës, 23-vjeçare. Ajo në gusht mund të fillojë punën në një palestër sportive. Të dyja profesionet janë të pranuara nga zyra e emigracionit.

Tani e ardhmja për familjen shqiptare duket e sigurt në Gjermani, dhe për këtë është e lehtësuar shumë e gjithë familja.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë