Familja e presidentit historik Ibrahim Rugova, ka mirpritur mikun e familjes, Monsignor Vincenzo Paglia, sot në Rezidencë, shkruan Gazeta Metro.
Sipas njoftimit të familjes, Monsignor Vincenzo Paglia, u prit në Rezidencen dhe sallonin ku Presidenti Rugova e mirëpriti dhe zhvilluan takime që ndihmuan dhe përfundimisht sollën lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
“Në një takim shumë të përzemërt dhe familjar, ku u shpalosen shumë kujtime nga Monsignor Paglia dhe Bashkëshortja e Presidentit Rugova Znj. Fana, ishin për ta mirëpritur për herë të parë edhe nipat e mbesat e Presidentit Rugova, Ana Sofia, Leka dhe Liza Beta. Zoti le të vazhdojë të bekojë Kosovën dhe miqtë e saj”, thuhet në njoftimin e familjes.
Më poshtë keni fotografinë e familjes Rugova me, Monsignor Vincenzo Paglia. /gazetametro.net