Familja e Oliver Ivanovicit ka refuzuar që trupi i tashmë të ndjerit të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Por, siç mëson Metro, ekipi i mjekësisë ligjore ka shkuar në Mitrovicë dhe obduksioni do të kryhet në veri në orën 14:00.
Më herët u raportua se gruaja e Oliver Ivanovicit kishte thënë se e ‘dinte kush e ka bërë’, dhe siç thoshte ajo, ‘nuk do të shpëtonin lehtë’.
Për vrasjen e Ivanovicit kanë reaguar shteti kosovar dhe serb duke kërkuar hetim dhe zbardhje të rastit.
Ndërkohë, akoma nuk ka ndonjë të dyshuar për rastin, ani pse Policia po vazhdon kërkimin në veri e po ashtu i ka shtuar kontrollet në veri.
Ndryshe, lideri serb i veriut të Mitrovicës u qëllua sot me 4 plumba teksa po futej në zyrën e tij këtë mëngjes./gazetametro.net