Burime pranë familjes mbretërore thonë se Princi Charles ka bërë disa video thirrje të këndshme me djalin e tij Harry, gruan e tij Meghan dhe fëmijët e tyre muajt e fundit, transmeton Gazeta Metro.
Princi i Uellsit ka shprehur dëshirën e madhe për të kaluar kohë me nipërit e mbesat, pasi prej kohësh nuk e ka parë Archien dhe nuk e ka takuar asnjëherë vajzën e djalit të tij Harryt, Lilibette Diana, e cila ka lindur në qershor.
Plani i Charles mund të mos funksionojë sepse Harry tha se kthimi do të ishte shumë i rrezikshëm dhe i pasigurt. Përkatësisht, Harry pretendon se nuk mund të kthehet në shtëpi pas largimit nga familja mbretërore sepse me vendim i është hequr e drejta për mbrojtje personale.
Ndryshe, sipas lajmeve të fundit thuhet se Harry ka filluar edhe një procedurë gjyqësore ndaj shtetit që ia hoqi mbrojtjen./gazetametro.net