Loading…

Familja Llapaj nuk del jashtë nga gjakmarrja: Më mirë të na vras tërmeti, se hasmi

  • 28/11/2019 | 14:45

Familja Llapaj nuk del jashtë nga gjakmarrja: Më mirë të na vras tërmeti, se hasmi

Familja Llapaj nuk ka dalë fare nga shtëpia pas goditjes së tërmetit për shkak të gjakmarrjes. Ata kanë thënë se më mirë është që të vdesin nga tërmeti se nga hasmi, shkruan Gazeta Metro.


Historia e familjes Llapaj është akoma më tragjike pasi fati i saj është i dënuar edhe nga gjakmarrja.

E tronditur jo vetëm nga tërmeti që paralizoi vendin por tashmë është e frikësuar nga hasmi i saj.

Anëtarët e kësaj familjeje janë të detyruar të jetojnë në kushte ekstreme, nuk mund të largohen nga banesa për shkak se hasmi ndodhet vetëm 50 metra nga oborri i saj.

E tensionuar dhe me thirrjen për ndihmë ajo tregon për “Abc Neës”, se jeton vetëm me 30 mijë lekë të vjetra: “Nuk mund të blej as ilaçe, as bukë, i lutem shtetit të vendosi dorë”, tha ajo.

“Mjekimet shëndetësore i marrë njëherë me para ose me ndihma nga njerëzit e mi, sepse më duhen 3 pompa frymëmarrje të astmës, me duhet korenti i vazhdueshëm dhe nuk kam mundësi ekonomike të paguaj. Mes të tjerash ajo tregon se Kryetari i Bashkisë Thumanë nuk i është përgjigjur thirrjeve të saj për ndihmë, nuk ma hap telefonin”, tha Sadija.

Sadija rrëfen momentet frikësuese të tërmetit: “Kur ra tërmeti ishim në dhomë dhe mu bllokua dera, kur mbaroi tërmeti dola”.

Mes dhimbjesh ajo e pranon realitetin, por kërkon nga shteti vetëm një banesë të sigurt.

“Jeta kështu është, do jetojmë në këto kushte, nuk kemi rrugëzgjidhje për ne nuk është interesuar njeri”, janë fjalët e saj.

Ndërkohë ajo tregon se djali i saj është i pa punë, një student i infermierisë së përgjithshme, por që tashmë e ka lënë shkollën dhe përpiqet të punojë ku të mundet.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë