Loading…

Familja jep njoftimin, Art Kurti varroset nesër

  • 24/04/2018 | 22:06

Familja jep njoftimin, Art Kurti varroset nesër

Komuna e Gjakovës ka njoftuar se nesër do të organizohet mbledhje komemorative në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në këtë komunë, pas ndarjes nga jeta të aktorit Art Kurti.


Kjo mbledhje komemorative do të nis nga ora 15:00.

Pas mbledhjes komemorative, trupi i pajetë do të qëndrojë në hollin e Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi” për homazhe deri në orën 17:30.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet në orën 18:00 në tyrben e “Sheh Fetahu-t”, në magjistralen Gjakovë-Prizren.

I ndjeri u gjet i vdekur në mëngjesin e së martës, në një makinë në rrugën Goden-Gjakovë.

Sipas policisë, dyshimet e para çojnë në vetëvrasje.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë