Loading…

Familja Haqifi në Gjilan nuk ka hapur të pame për djalin e tyre Bilallin, të raportuar se është vrarë në Siri

  • 08/06/2017 | 16:27

Familja Haqifi në Gjilan nuk ka hapur të pame për djalin e tyre Bilallin, të raportuar se është vrarë në Siri

Bashkë me Lavdrim Muhaxherin sot është raportuar se është vrarë edhe Bilall Haqifi, vëllai i komandantit të shqiptarëve në ISIS, Ridvan Haqifi

Mediat duke u thirrur në burime të Ministrisë së Brendshme të Kosovës ka shkruar se Lavdim Muhaxheri dhe Bilall Haqifi kanë ndërruar jetë gjatë luftimeve për ISIS.

Bilall Haqifi është vëllai i Hoxhës Ridvan Haqifit, gjithashtu ish-pjesëtar i ISIS-it, i cili u vra në shkurt të këtij viti në Siri.

Por, gazetari i Gazetës Express i cili po qëndron në zonën e Anamoravës, raporton se në familjen Haqifi në lagjen e Bllacve në Gjilan nuk është hapur e pame për djalin e tyre të raportuar të vrarë, Bilall Haqifin.

Ndryshe nga familja Haqifi, ajo e Muhaxherit që nga mëngjesi i sotëm kanë nisur të presin njerëz për ngushëllime.

Për vrasjen e Muhaxherit, ngushëllimet kanë filluar edhe nëpër rrjete sociale, nga të afërm apo përkrahës të rrymave radikale islame.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë