Loading…

Familja e Sadik Bajramit kërkon falje publike: Të arrestohet dorasi menjëherë – më mirë të vdiste ai, djali jonë, se Ermali

  • 08/05/2017 | 08:17

Familja e Sadik Bajramit kërkon falje publike: Të arrestohet dorasi menjëherë – më mirë të vdiste ai, djali jonë, se Ermali

Përmes një reagimi të dërguar në redaksinë e portalit Veriu.info, familja e Sadik Bajramit, të dyshuarit për vrasjen e Ermal Kamberajt, ka shprehur dhimbjen e tyre për veprën që dyshohet se e ka kryer familjari i tyre.


Familja Bajrami thotë se janë në gjendje të rëndë, ndaj kërkojnë nga organet e rendit që ta arrestojnë sa më parë familjarin e tyre që dyshohet se e ka kryer vrasjen.

Më poshtë është reagimi i plotë i dërguar nga familja Bajrami te portali Veriu.info:

“Na si familje jemi të shokuar se çfarë ka ndodhur. Nuk kemi asnjë informacion më të voglin se si ka ndodhur ngjarja e as për çfarë ka ndodhur kjo ngjarje. Ndjejmë shumë dhimbje dhe na vjen shumë keq për këtë ngjarje.

Familjes së të ndjerit i kërkojmë falje në emër të familjes tonë. Dorasi është në arrati, policia është e informuar për gjithçka, edhe për lëvizjet më të vogla. Na kishim qenë shumë më të kënaqur sikur të ishte kapur dorasi menjëherë ose sikur të kapet sa më shpejt dhe na kemi me bashkëpunu me organet e Rendit për gjithçka edhe besojmë që dorasi shumë shpejt do të kapet nga organet rendit. Neve do na i lehtësonin dhembjet nëse nuk na fyeni e shani, sepse babai 80 vjet e nëna 70 vjet nuk kanë faj në këtë problem.

Na e ndjejmë një dhimbje shumë të madhe, sa që ishim kanë ma të kënaqur sikurse djali Jonë të ishte i vdekur e jo Ermali, por ja që ka ndodhur e nuk e kem idenë se çfarë të bëjmë. Jemi në një rrugë qorre e qe s’po dina se çka me ba, përveç se me kërku falje edhe me u deklaru se krejt familiarët jemi kundër këtij akti të tmerruar. Na dhemb shumë fakti që Ermali është i vdekur nga dora e djalit tonë.

Ermali u preft në paqe e djalin tonë le ta dënoj Allahu, si Allahu din më së miri.

Me dhembje,

Familja Bajrami” (sic.). /Veriu

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë