Loading…

Familja e kryetarit shqiptar që e vranë, e fal familjen e dorasit

  • 08/05/2017 | 13:57

Familja e kryetarit shqiptar që e vranë, e fal familjen e dorasit

Në mjediset e shkollës “Abdyl Frashëri, në fshatin Bogovinë të Maqedonisë u mbajt mbledhja komemorative në nder të kryetarit të ndjerë të Komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi.


Para të pranishmëve fjalë rasti mbajti familjari Idriz Zejneli i cili pasi shprehu dhimbje për humbjen e familjarit të tyre, deklaroi që familja e tij nuk do të kërkon llogari nga familja e vrasësit të Hazbi Idrizit.

“Ne besojmë në Zot dhe Zoti do ta gjykon. Ai e vrau dhe pastaj u vetëvra”, shtoi Zejneli.

Me këtë rast, në emër të administratës komunale, fjalë rasti mbajti Nuriman Tefiku, i cili i përlotur u shpreh që administrata dhe banorët e Komunës së Bogovinës humbi prijësin dhe njeriun që u kujdes për qytetarët dhe vendbanimet e kësaj komune.

Fjalë rasti mbajti kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta dhe i Bervenicës, Enver Pajaziti.

Në emër të drejtorëve të shkollave të Komunës së Bogovinës, fjalë rasti mbajti Safet Ramadani, drejtor i shkollës së Bogovinës, raporton TV Koha, përcjell gazetametro.net

Pas mbarimit të ceremonisë, të pranishmit shprehen kujtimet e tyre në librin e zisë, në mesin e tyre Nevzat Bejta dhe Enver Pajaziti. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë