Familja e të ndjerit Dehari ka bërë me dije se nuk do të pranojë asnjë ngushëllim për vdekjen e djalit të tyre, Astrit Deharit nga udhëheqës të institucioneve më të larta të vendit.
Kjo u bë me dije në një deklaratë zyrtare të familjes së të ndjerit Dehari.
Aty u tregua që zyra e Presidentit i Kosovës, përmes një postieri personal, ka bërë përpjekje t’i lë në dorë prindërve të Astrit Deharit një letër të mbyllur, shkruan gazetametro.net
“Prindërit e Astritit e kanë refuzuar pranimin e kësaj letre, pa e hapur fare, pasi janë njoftuar nga kush është dërguar kjo letër.”, thuhet këtu tutje.
Familja Dehari me këtë rast deklaron se nuk do të pranojë letra dhe as telegrame ngushëllimi nga asnjë udhëheqës të institucioneve më të larta të këtij pushteti vrastar, apo vartësve dhe zbatuesve të politikave të këtyre pushtetarëve./gazetametro.net