Loading…

Babai i Astritit: Djalin ma vrau shteti

  • 11/11/2016 | 16:56

Babai i Astritit: Djalin ma vrau shteti

Babai i Astritit, Avni Dehari, ka bërë përgjegjës direkt shtetin e Kosovës për vdekjen e djalit të tij.

Ai bashkë me bashkëshorten e tij, sekreatarin e lëvisjes Vetëvendosje Dardan Molliqaj dhe Sami Kurteshin kanë mbajtur një konferencë për media në Zllatar, ku ka thënë se djali i tij Astriti u vra nga shteti.

“Na ka vra djalin dhe ne sot e kësaj dite nuk kemi asgjë me shkrim as me gojë për neve. Kemi dëgjuar për vdekjen vetëm prej medieve. Zyrtarisht për neve ende Astriti është i gjallë. Në vend që të merren me padrejtësitë që i shkakton ky shtet, janë duke u marrë me disa gjëra që sjellin mjegull, paqartësi, që ndihmojnë padrejtësi që ta kamuflojnë edhe më shumë rastin”.

Ai ka akuzuar median, e cila sipas tij deri sot asnjeherë nuk është marr me arrestimin e djalit të tij, por tani pasi ata kanë pësuar tragjedi, tentohet të krijohet sensacion.

“Asnjë shkrim nuk e hasa deri sot se përse është arrestuar Astriti, në çfarë kushtesh po jetojnë të tjerët, dhe a ka pasur siguri të nevojshme. Mundohen të krijojnë sensacione, telenovela dhe të na ngarkojnë neve psikologjikisht dhe të na rëndojnë edhe më shumë”.

“Astriti ka qenë student i mrekullueshëm i angazhuar politikisht në Vetëvendosje me vetëdije të plotë. Këto ditë kanë filluar ta publikojnë edhe një fjalë. Kanë filluar të nxjerrin edhe skena nga burgu, skena të tmerrshme që po na tmerrojnë anëtarët e familjes dhe kjo është shumë e padrejtë”.

Tutje, babai i Astritit ka thënë se nuk kanë besim te institucionet e Kosovës që të punojnë në zbardhjen e këtij rasti.

“Ne nuk kemi fare besim në këtë gjyqësi e këtë prokurori, mosbesim që e kanë shkaktuar vetë duke ndryshuar deklaratat. Njëherë thanë që ka vdekur prej barnave, e autopsia e tij nuk tregoi asnjë shenjë e barnave. Unë jam ai që i kam shkuar çdo të martë për të vizituar Astritin në burg, dhe gjithmonë kemi marrë një shok të Astritit. Kemi hyrë në prani të policëve që ata vetë i kanë caktu”.

“Prokurori thotë se s’kam nënshkruar, e një ditë më vonë thotë se ka pasur shumë punë nuk e ka ditur kush po shkon e kush jo. Kjo po dëshmon edhe njëherë se prokurori qenka instrument politik në duart e pushtetit, e nuk po e kryen punën që është përgjegjës, por punët e atyre që e kanë arrestuar Astritin, duke e çuar në burg për të realizuar qëllimin që e kanë marrë përsipër”.

Ai në fund mediat i ka quajtur hiena.

“Kërkoj nga mediet: shteti e ka vra astritin, mediat janë bërë si hiena që po mundohen të fitojnë në këtë viktimë”.

Kurse Sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje Dardan Moliqaj ka vlerësuar se tendenca për manipulim është e papranueshme. Siç thekson ai, dalja e xhirimeve, ditarëve në këtë mënyrë është e pabesueshme.

Molliqaj në konferencë së bashku me familjarët e Astrit Deharit, tha se do ta përmbyllin këtë shprehje të shqetësimeve dhe se sipas tij, këtë nuk e bëjnë për hatër të pushtetit dhe disa medieve, por për hatër të shqetësimit të shumë qytetarëve.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë